Uebsajti i njohur ‘Transfermarkt’ ka publikuar ndryshimet e reja të çmimeve tek lojtarët e Series A.
Sipas ndryshimeve të reja, Paulo Dybala është lojtari më i shtrenjtë në Serie A. Çmimi i tij tashmë është 90 milionë euro, transmeton Gazeta Sinjali.
Pas tij vjen, Christian Eriksen që ka rënie në çmim. Danezi tashmë vlerësohet 85 milionë euro. Me çmim të njëjtë vlerësohet edhe sulmuesi i Inter, Romelu Lukaku.
Lojtari më në formë në Serie A, Ciro Immobile vlerësohet 50 milionë euro./Gazeta Sinjali/