Liverpool mbrëmë u njoftua me humbjen e parë gjatë vitit 2020. Ata u mposhtë në ndeshjen e parë kundër Atletico Madrid në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Anglezët para kësaj humbje, kishin 14 ndeshje radhazi pa u mposhtur. Humbja e fundit ishte kundër Aston Villës, ku Liverpool kishte luajtur me adoleshentë, transmeton Gazeta Sinjali.
Tash gjatë vitit 2020, skuadra e vetme pa humbje është Arsenal. Edhe pse në formë jo të mirë, Arteta ka menaxhuar skuadrën londineze që të mos pësoj asnjë humbje gjatë 2020-ës.
‘Topçinjtë’ gjatë këtij viti kanë zhvilluar 8 ndeshje, ku kanë katër fitore e katër barazime. Ndeshja e tyre e radhës është kundër Olympiakos në kuadër të Evropa Ligës./Gazeta Sinjali/