image Arteta jep lajme pozitive mbi lëndimet para sfidës ndaj Southamptonit

Futboll

Arteta jep lajme pozitive mbi lëndimet para sfidës ndaj Southamptonit

news image

Mikel Arteta ka dhënë një përditësim pozitiv mbi gjendjen fizike të Oleksandr Zinchenkos, ndërsa sugjeron se lojtarët e tjerë kryesorë mund të jenë të aftë për t’u përballur me Southampton të dielën.

Zinchenko ka munguar për Arsenalin që kur pësoi një dëmtim në derbin e veriut të Londrës kundër Tottenhamit në fillim të tetorit. Ukrainasi është shfaqur vetëm në gjashtë ndeshje gjatë gjithë sezonit pas disa dëmtimeve, por Arteta dha një përditësim pozitiv përpara udhëtimit të Arsenalit në Southampton.

“Unë mendoj se ai është shumë afër [për t’u rikthyer],” tha Arteta në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes. “Ai po bëhet gjithnjë e më i mirë dhe po përparon shumë mirë. Ai pati një pengesë në atë dëmtim që pati në fillim të sezonit që është turp, por duke e ditur Oleks ai do të kthehet shumë shpejt.” Kur u pyet për një rikthim të mundshëm këtë fundjavë, Arteta thjesht u përgjigj: “Nuk mund t’ju them [duke buzëqeshur].

Bosi i Topçinjve la të kuptohej gjithashtu se Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli do të jenë të disponueshëm pasi të dy kishin shqetësime gjatë ditëve të fundit.

Topçinjtë do të përballen me Southampton-in në Premier League në vijim, përpara se të kthehen në Ligën e Evropës teksa përballen me PSV-në në Holandë javën e ardhshme.

/GazetaSinjaliSport/