image Bëhet virale videoja ku zogu shpërqëndron portierin e Arsenalit, pak sekonda para se të pësonte golin - VIDEO

Futboll

Bëhet virale videoja ku zogu shpërqëndron portierin e Arsenalit, pak sekonda para se të pësonte golin – VIDEO

news image

Arsenali humbi pikë vetëm për herë të dytë në Premier League këtë sezon kur barazoi 1-1 në Southampton më 23 tetor.

‘Topçinjtë’ nuk arritën të triumfonin përkundër se dolën të parët në epërsi, me vendasit që barazuan rezultatin në pjesën e dytë, duke i shkaktuar barazimin e parë klubit londinez që nga janari, shkruan Sinjali Sport.

Sidoqoftë një modifikim nga llogaria zyrtare e TikTok e Premier League, e cila që atëherë është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duket se tregon Aaron Ramsdale duke parë zogun në dy raste, vetëm disa sekonda përpara se Southampton të shënonte.

Kënde më të gjera të ndërtimit të golit të Southamptonit duket se tregojnë se shikimet e Ramsdale janë drejtuar te zogu.

Por a e shpërqendroi Ramsdalen mjaftueshëm për të pranuar golin dhe për të çuar në një skenar të çuditshëm ku një zog i rastësishëm i kushtoi Arsenalit tre pikë… dhe potencialisht titullin e Premier League?! Epo, tashmë kjo hipotezë është ngritur nga tifozë të shumtë në Twitter, kryesisht nga ata të Arsenal, që ia lënë fajin zogut, në humbjen e dy pikëve.

/GazetaSinjaliSport/