image Shearer flet për paraqitjet e Brojës: Ka një të ardhme të madhe në Premier League

Futboll

Shearer flet për paraqitjet e Brojës: Ka një të ardhme të madhe në Premier League

news image

Paraqitjet e Armando Brojës kanë tërhequr vëmendjen e një legjende si Alan Shearer, i cili ka folur për djaloshin e kombëtares shqiptare.

Broja ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Premier League, ku ka shënuar 6 gola si dhe ka pasur paraqitje fantastike në çdo lojë.

Shearer për reprezentuesin shqiptar ka dhënë këtë deklaratë:

“Broja ka pasur një impakt të madh te Southampton, duhet ta them se ai djalë është klinikal para portës. Goli kundër Brighton e bëri atë lojtarin më të ri të Premier League që shënon në katër ndeshje shtëpiake radhazi.

Një sulmues ka detyrën të shënojë dhe të shfrytëzojë të gjitha rastet që i jepen dhe statistikat më thonë se Broja mund të shkëlqejë në Premier League.

Broja shënon në mënyra të ndryshme dhe ka aftësinë të krijojë hapësira për të goditur portën. Më impresionoi kundër Brentford, me një lëvizje nxori jashtë lojë mbrojtësin dhe finalizoi aksionin me shumë ftohtësi.

Është një sulmues i ri i cili ka nuhatje të madhe për golin dhe ka një të ardhme të madhe në Premier League”, ka deklaruar Shearer.  /GazetaSinjaliSporti/