Temperament i zjarrtë dhe nivel teknik mbi mesataren, Edgar Davids ishte një lojtar i jashtëzakonshëm. Megjithatë, një nga arsyet pse holandezi ishte mbresëlënës ka qenë edhe pamja e tij futuriste.
Po cila është arsyeja pse Davids mbante syze në fushë?
Një fitues i Champions League në 1995-ën, Davids ishte një futbollist shumë i talentuar. Ai përmirësohej vit pas viti, por një gjë për pak shkatërroi karrierën e tij.
Në 1999-ën, futbolli ka kaluar në plan të dytë për Davids për shkak të një problemi në nervin optik. Holanda, Juventus dhe tifozët e futbollit kanë qenë të gjithë të shqetësuar
A do të ishte në gjendje Davids të rikuperonte shikimin e tij dhe të kthehej në fushën e lojës?
Përgjigja ishte po. Për shkak se doktorët e diagnostikuan herët problemin, Davids mori një trajtim të shkëlqyer. Shikimi i tij u stabilizua, por sytë e tij mbetën të dobët.
Për t’u kthyer në fushë, kishte vetëm një zgjidhje: ai duhej të mbante syze. Në këtë mënyrë, Davids arriti të kthente një sfidë në një aksesor mode.
Syze të zeza, portokalli, të verdha. Edgar e ktheu problemin e tij në një ikonë mode. I adhuruar prej kohësh për mentalitetin e tij luftarak në fushën e lojës, ai u kthye në një idhull për tifozët.
Ishte një nga simbolet e Juventus, por më pas diçka ndryshoi. Lojtari pati një debat me trajnerin Marcelo Lippi dhe u detyrua të transferohej te Barcelona, ku i dha një ekuilibër skuadrës dhe nuk humbi asnjë nga 18 ndeshjet në të cilat luajti.
Trajneri i tij në atë kohë, Frank Rijkard, u mahnit nga ai. Donte ta mbante me çdo kusht në skuadër, por Davids ishte i shtrenjtë dhe ky ishte një problem për drejtuesit e Barçës. Ai u shit te Tottenham para se të kthehej në atdhe tek Ajax.
Përveç karrierës së shkëlqyer, Edgar Davids ka lënë shenjë me syzet e tij dhe konsiderohet akoma sot si një futbollistët më fashion që janë parë në historinë e futbollit.