Arsenal është duke e monitoruar situatën e yllit të Manchester Unitedit, Jesse Lingard.
West Ham dhe Everton janë ndër klubet e interesuara për anglezin, bashkë me klubet tjera befasuese si Barcelona dhe Juventus.
Arsenal tani i është bashkuar kësaj gare, pasi trajneri Mikel Arteta është i dëshpëruar për të pasur në skuadër një zëvendësues të Nicolas Pepe.
Lingard e tregoi kualitetin sa ishte huazim te West Ham edicionin e kaluar, derisa këtë sezon nuk ka qenë titullar i vazhdueshëm nën urdhrat e Solskjaer.
Por, problemi për kalimin e Lingard te Arsenal, do ishin shakatë që ndodhen para disa viteve, kur anglezi shënonte dhe pastaj niste të vallëzonte.
Ende nuk dihet sa para do kërkojë Man United për mesfushorin ofensivë, derisa thuhet se kanë zbritur çmimin. /Gazeta Sinjali Sporti/