image Arsenali arrin marrëveshje me Man Cityn për Zinchenkon

Futboll

Arsenali arrin marrëveshje me Man Cityn për Zinchenkon

news image

Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje me Man City për mbrojtësin Oleksandr Zinchenko.

Mbrojtësi ukrainas ishte bërë prioritet i Mikel Artetas pasi dështoi transferimi i Lisandro Martinez i cili u pajtua t’i bashkohej Manchester United.

Dhe, Fabrizio Romano tani raporton se Arsenali dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje verbale në parim për Oleksandr Zinchenko, në një tarifë rreth 30 milionë funte, teksa ushtet personale ende diskutohen.

Paga dhe kohëzgjatja e kontratës besohet të jenë hapi kyç drejt dakordimit të kushteve personale.

/GazetaSinjaliSport/