image Arrihet marrëveshja totale, Sterling i bashkohet Chelseas nga Man City

Futboll

Arrihet marrëveshja totale, Sterling i bashkohet Chelseas nga Man City

news image

Chelsea ka arritur marrëveshje me Manchester City për të nënshkruar me Raheem Sterling, në një kontratë me vlerë 47 milionë funte, ka kuptuar The Athletic.

27-vjeçari tashmë ka rënë dakord për kushtet personale për një kontratë pesëvjeçare me opsionin e 12 muajve të tjerë.

Chelsea tani po punon pr caktimin testeve mjekësore në Londër. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Sterling do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj në turneun e tyre parasezonal në Shtetet e Bashkuara.

Sterling tashmë ka folur me menaxherin e Chelseat, Thomas Tuchel, se si është jeta në klub dhe mendohet se anglezi ishte i impresionuar me vizionin e trajnerit gjerman për klubin.

Në shtatë vitet e Sterlingut në City, ai ka shënuar 131 gola në 339 paraqitje për kampionët në fuqi të Premier League.

Ai iu bashkua Cityt nga Liverpooli për 44 milionë funte në korrik 2015 dhe ka fituar katër tituj të Premierligës, një Kupë FA dhe tre Kupa të Ligës.

Ardhja e Erling Haaland dhe Julian Alvarez, plus forma e lojtarëve si Phil Foden, Jack Grealish dhe Riyad Mahrez, ka bërë që të ketë konkurrencë të ashpër për vendet në formacionin fillestar të Pep Guardiolës sezonin e ardhshëm.

Ndeshja e parë e Cityt për sezonin 2022-23 do të jetë kundër West Ham United në stadiumin e Londrës më 7 gusht.

/Gazeta Sinjali Sporti/