image Arrihet marrëveshja, Liverpooli pranon ofertën e Bayernit për Manen

Futboll

Arrihet marrëveshja, Liverpooli pranon ofertën e Bayernit për Manen

news image

Sadio Mane tek Bayerni tashmë është përfunduar.

Është arritur marrëveshje totale mes Bayernit dhe Liverpoolit për transferimin e Sadio Manes tek ekipi gjerman.

Liverpool vendosi të pranojë propozimin përfundimtar të Bayernit për Sadio Mané pasi ai kërkoi të largohej në mënyrë të respektueshme, pasi vendimi i tij u komunikua menjëherë pas finales së UCL, raporton Romano.

Tani janë duke u përgatitur dokumentacionet dhe testet mjekësore së shpejti.

Sulmuesi 30-vjeçar i Senegalit largohet nga Liverpooli me 120 gola në 269 paraqitje që kur u bashkua nga Southampton në 2016

/GazetaSinjaliSport/