Sadio Mane tek Bayerni tashmë është përfunduar.
Është arritur marrëveshje totale mes Bayernit dhe Liverpoolit për transferimin e Sadio Manes tek ekipi gjerman.
Liverpool vendosi të pranojë propozimin përfundimtar të Bayernit për Sadio Mané pasi ai kërkoi të largohej në mënyrë të respektueshme, pasi vendimi i tij u komunikua menjëherë pas finales së UCL, raporton Romano.
Tani janë duke u përgatitur dokumentacionet dhe testet mjekësore së shpejti.
Sulmuesi 30-vjeçar i Senegalit largohet nga Liverpooli me 120 gola në 269 paraqitje që kur u bashkua nga Southampton në 2016