image Arrihet marrëveshja, Jesus do të jetë i Arsenalit

Futboll

Arrihet marrëveshja, Jesus do të jetë i Arsenalit

news image

Arsenali dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për sulmuesin brazilian, Gabriel Jesus.

Pas negociatave të gjata, dy klubet kanë gjetur më në fund dakordimin.

Jesus do t’i bashkohet klubit londinez për shumën e rreth 45 milionë funteve.

Ndërkohë 25-vjeçari ende nuk është dakorduar me kushtet personale me ‘Topçinjtë’, megjithatë kjo nuk pritet të jetë problem pasi lojtari ishte i ‘etur’ për t’iu bashkuar klubit.

‘Gunners’ janë gjithashtu në negociata me brazilianin tjetër, Raphinha të Leeds, dhe shpresojnë që në ditët e ardhshme të arrijnë një marrëveshje.

/GazetaSinjaliSport/