Një i dyshuar me inicialet B.L., 51-vjeçar, zyrtar i gjendjes civile në Lipjan, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
51 vjeçari dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.
“I dyshuari: B.L., (viti i lindjes 1970), zyrtar i gjendjes civile Lipjan, dyshohet që duke e keqpërdor detyrën e tij zyrtare ka regjistruar katër shtetas të Republikës së Shqipërisë në ‘Librin Amëz të të Lindurve’ dhe ka lëshuar certifikatë lindje, duke ua vjedhur identitetin katër shtetasve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e policisë.
Policia ka njoftuar se me rastin është duke u marr Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë. /GazetaSinjali/