Një person me inicialet A.A., është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka kërcënuar një zyrtar policor më datë 29 të muajit nëntor, shkruan Gazeta Sinjali.
38-vjeçari është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë rreth orës 03:00, ku dhe i njëjti ishte në kërkim policor.
Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është
dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaSinjali/