image Arrestohet pronari i lokalit në Deçan ku luhej bixhoz i paligjshëm

Kosovë

Siguri/ Arrestohet pronari i lokalit në Deçan ku luhej bixhoz i paligjshëm

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një 27-vjeçar në Isniq të komunës së Deçanit pasi që si pronar i lokalit dyshohet se ishte marrë me veprime të jashtëligjshme, ‘organizim i skemës piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Në njoftimin e dërguar nga Policia e Kosovës thuhet se në lokalin e sekuestruar në orët e sotme të mëngjesit, janë gjetur dhe konfiskuar disa padisje që dyshohen të kenë shërbyer për bixhoz të paligjshëm.

Njoftimi i plotë:

Pas një pune intensive operativo – hetimore, Njësiti i Hetimeve nga Stacioni policor Deçan dhe njësitet tjera në detyrë, me urdhër të Gjyqtarit të proceduarës paraprake, duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit kanë  realizuar bastisje të një lokali ( pa emër pa mbishkrim ), nën dyshimin  që ishin duke organizuar-lojëra të fatit ‘skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ .

Brenda në lokal janë gjetur një numër i konsiderueshëm i pajisjeve  që  shërbejnë  për lojëra të bixhozit – poker dhe mjete tjera të lojërave bixhozi, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policor dhe do shërbejnë si dëshmi në procesin gjyqësor.

Është arrestuar i dyshuari shtetas shqiptar i Kosovës, M.K.(1992), pronar i lokalit pasi që është hasur duke mbajtur në mënyrë ilegale të hapur lokalin.

I dyshuari arrestohet, sjellët në stacionin policor dhe pas intervistës hetimore, me urdhër të prokurorit shtetit ndalohet nën masën e ndalim policor, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.