Gazeta Sinjali dje raportoi se një person derisa ishte në vendin e punës, ka pësuar lëndime pasi ka rënë në tokë nga një ndërtesë në lagjen Arbëria në kryeqytet.
Sinjali mëson se i njëjti ishte duke punuar në kompleksin banesor “Niti AGP SHPK”.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se pronari i kompanisë ku punonte punëtori që u lëndua është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ndërsa dje rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin nga Policia e Kosovës, teksa kanë bërë të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim në QKUK.