Prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, është shoqëruar në polici nga banesa e saj në lagjen ”Kozle” të Shkupit.
Mediat në Maqedoni raportojnë se janë arrestuar edhe tre persona tjerë, në mesin e tyre dy politikanë.
Policia ka rrethuar shtëpinë e prokurores speciale, Katica Janeva në ”Kozle” të Shkupit, për shkak se kishte urdhëruar arrestimin e saj. Janeva gjatë ditës së djeshme dëshmoi për rastin “Reket”, por sot statusi i saj është ndryshuar nga dëshmitare në të dyshuar, thuhet në raportimet e mediave atje.