Policia ka arrestuar një person të dyshuar , i cili pas një mosmarrëveshje verbale në shtëpi i kishte sulmuar fizikisht dy prindërit e tij.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë: Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale në shtëpi i kishte sulmuar fizikisht dy prindërit e tij K/Shqiptarë, të cilët nuk kishin pësuar lëndime. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/