Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se theri me thikë një të mitur, sonte rreth orës 22:15, në qendër të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia rajonale e Pejës, të cilët thanë se edhe i dyshuari është i mitur po ashtu.
“Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar dhe i njëjti gjendet në objektin e stacionit policor në Pejë. Vlen të ceket se edhe viktima edhe i dyshuari janë të mitur”, thanë nga policia.
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se i mituri i cili është therur me thikë aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës./Gazeta Sinjali/