Policia e Kosovës sot rreth orës 10:30 ka arritur që të arrestojë një person i cili po kërkohej, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë), po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri, pasi që i njëjti është i dënuar me burg në kohëzgjatje prej 8 muaj e 20 ditë.
I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.