Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”.
Pas një pune hetimore dhe operative dhe pranimit të informatës se i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte në kërkim, gjendej në një lokal në Prishtinë, Njësia për Hetime Rajonale në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë ‘FAST ILECU’, ka bërë arrestimin e të dyshuarit. M.K, 36 vjeç.
Më 17 qërshor të vitit 2021 në Prishtinë ishte raportuar rasti “Mashtrim”, ku i dyshuari M.K., me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme për vete apo personat e tjerë, përmes mjeteve të informimit, portaleve dhe rrjeteve sociale, ka kërkuar mjete financiare nga qytetarët për shërim.
“Me këtë rast Policia, pas një pune hetimore ka konstatuar se i dyshuari kërkesën në fjalë e ka bërë rrejshëm dhe menjëherë i ka njoftuar qytetarët për veprën e kundërligjshme. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit personin në fjalë, e ka shpallur në kërkim policor“, thuhet në raportin e Policisë.
Pas verifikimit në sistemin e të dhënave rezulton se i dyshuari ka dy urdhër arreste aktive dhe në kordinim me prokurorin i dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit.