Dje në Obiliq është arrestuar një person, pasi që dyshohet se e kishte dhunuar seksualisht një femër para disa ditësh.
Personi i komunitetit ashkali, dyshohet se mëngjesin e 9 nëntor e ka dhunuar seksualisht një femër të të njëjtit komunitet, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se i dyshuari ka pranuar se ka pasur lidhje dashurie me viktimën.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/