image Arrestohet personi i kërkuar për mashtrim nga Gjykata Themelore

Kosovë

Policia/ Arrestohet personi i kërkuar për mashtrim nga Gjykata Themelore

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar F.Z. (1965), i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për veprën penale mashtrim, i dënuar me 4 vjet e dhjetë muaj burg.

Njësitet relevante të Stacionit Policor Istog, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin F.Z., i cili është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë për vuajtje të dënimit.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ishte në kërkim të dyshuarit, tani janë marrë të gjitha masat për të arrestuarin që të mbajë dënimin me burg./ Gazeta Sinjali/