image Arrestohet personi i kërkuar për kanosje në Prizren

Siguri

Arrestohet personi i kërkuar për kanosje në Prizren

news image

Policia në Suharekë, ka arrestuar një person me inicialet A.Z., i cili ka qenë në kërkim policor nga data 29 e muajit korrik, si i dyshuar për veprën penale “Kanosje”.

Me datë 28 të muajit korrik një person me inicialet D.K., kishte raportuar në polici një rast të iniciuar si “Keqpërdorim i besimit”, ku personi i dyshuar A.Z., një ditë më parë ja kishte kërkuar veturën e tipit “Skoda Oktavi”, për të kryer një shërbim familjarë. Por, i dyshuari A.Z. nuk ja kishte kthyer më veturën viktimës.

Personi i dyshuar nga policia ishte kërkuar në shtëpinë në të cilin jeton, por nuk është arrit që të arrestohet, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, i dyshuari është futur në listën e zezë me datë 29 korrik.

Ndërkaq, dy muaj më vonë me datë 14 të muajit shtator ndaj të dyshuarit është iniciuar rast “Kanosje”, ku i njëjti dyshohet se kishte kanosur viktimën D.B., duke i kërkuar një shumë të konsiderueshme të parave në vlerë prej 600 euro.

Ndërkohë, para dy ditësh në stacionin policor në Suharekë, viktima D.B., ka njoftuar policinë se i dyshuari A.Z., ka vazhduar duke e kanosur dhe duke kërkuar nga ai që t’i dhurojë para.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërkaq i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar veprat e kryera, ku i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

I dyshuari është recidivist i  veprave penale dhe i njohur për organet e rendit.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar. /GazetaSinjali/