Është arrestuar një person që kërkohej tash e sa ditë nga policia. Institucioni e ka bërë të ditur këtë përmes një komunikate zyrtare.
Në këtë njoftim, Policia ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin.
“Aktualisht hetuesit policor, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, shkroi ndër të tjerash ai.