Policia e Kosovës ka arrestuar dje rreth orës 20:15 në Pejë një person të kërkuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se i njëjti kërkohej ne bazë të urdhëresës me shkrim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“I dyshuari është arrestuar dhe në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në qendrën e mbajtjes deri sa të dërgohet para Gjyqtarit në gjykatës kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.