Policia e Kosovës dje rreth orës 23:40 në Prizren ka arrestuar personin me inicialet B.K., pasi i njëjti ishte në listën e personave të kërkuar nga policia, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se arrestimi i të kërkuarit është bërë në një pikë kontrolli gjatë zbatimit të masave antiCOVID.
33-vjeçari kërkohej në bazë të urdhëresës me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren. Ndërkaq, pas arrestimit është dërguar në vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej një viti. /Gazeta Sinjali/