image Arrestohet personi i dyshuar i cili mashtronte qytetarët duke u kërkuar para kinse për t'u ndihmuar personave të sëmurë

Siguri

Arrestohet personi i dyshuar i cili mashtronte qytetarët duke u kërkuar para kinse për t’u ndihmuar personave të sëmurë

news image

Arrestohet një person për mashtrim, pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka mashtruar qytetarët, duke u kërkuar para kinse për të ndihmuar të sëmurët.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga Policia e Kosovës.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar një (1) person të dyshuar (A.A.) i cili përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke u kërkuar atyre të holla që të ndihmojnë fëmijët/personat e sëmurë.

Siç thuhet në komunikatën për medie, “i dyshuari për kryerjen e këtij mashtrimi ka përdorur pa autorizim fotografi të fëmijëve/personave të sëmurë”.

“I ka postuar fotografitë në rrjete sociale dhe pastaj qytetarët kanë bërë pagesa në vlera të ndryshme përmes institucioneve financiare (para të shpejta), duke besuar se janë duke i dërguar paratë tek personat në nevojë, në këtë rast te personat e sëmurë”, thuhet në komunikatë.

“Njësitë policore i kanë kontrolluar dy lokacione dhe në cilësinë e provave kanë sekuestruar, një telefon celular dhe një laptop. Pas përfundimit të procedurave intervistuese me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Sinjali/