image Bie në pranga 35-vjeçari në Tiranë, u kap me drogë në flagrancë - publikohen pamjet e arrestimit

Shqipëri

Bie në pranga 35-vjeçari në Tiranë, u kap me drogë në flagrancë – publikohen pamjet e arrestimit

news image

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës në fshatin Bërzhitë, pasi u kap me sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike që dyshohet se i kishte për qëllim shitjeje në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë edhe Qytetin Studenti.

Sipas policisë, gjatë operacionit antidrogë të koduar “Implikimi”, i arrestuari u kap me 833 gramë kokainë, 576 gramë cannabis sativa dhe 930 euro të dyshuara si të përfituara nga shitja e drogës. Gjithashtu është sekuestruar edhe automjeti i tij.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, ndërsa dyshohet se 35-vjeçari e shpërndante lëndën narkotike në zonën ku u kap dhe në Qytet Studenti.

“Tiranë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar ‘Implikimi’. Sekuestrohen 833 gramë lëndë narkotike kokainë dhe 576 gramë cannabis sativa, shumë eurosh e përfituar nga shitja e tyre dhe automjet. Arrestohet 35-vjeçari që u kap në afërsi të një njësie pushimi, në Bërzhitë, me sasi të këtyre lëndëve, me vete, me qëllim shitjen.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me fokus identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që janë përfshirë në sigurimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, u finalizua operacioni “Implikimi”.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan lëndët narkotike dhe shuma e parave. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/