image Iu gjet kokainë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Mëzez të Shqipërisë

Shqipëri

Iu gjet kokainë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Mëzez të Shqipërisë

news image

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës , pasi u kap me një sasi kokaine në automjetin e tij.

Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua në zonën e Mëzezit pas informacioneve të siguruara për aktivitet të dyshuar në shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi”, të cilin 38-vjeçari po e drejtonte, shërbimet e policisë gjetën një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Sipas hetimeve paraprake, droga dyshohet se ishte përgatitur për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin ku u gjet.

Operacioni “Destinacioni” u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Tiranës, në vijim të aksioneve për goditjen e shpërndarjes së drogës në zona me frekuentim të lartë dhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/