Polica e Kosovës ka arrestuar personin me iniciale K.P., i cili dyshohet se e ka kërcënuar presidentin Hashim Thaçi.
Sipas policisë, i dyshuari nga Mitrovica përmes rrjete sociale e ka kërcënuar presidentin e vendit.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, me datën 26.03.2020 zyrtarët policor në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore. Hetuesit policor, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar (K.P. 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç‘rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Sinjali/