Është arrestuar një shtetas serb nga Istogu nën dyshimin se ka kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, por nuk ka dhënë më tepër detaje.
“Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka shoqëruar një person të nacionalitetit serb për intervistim”, ka thënë Hoxha./GazetaSinjali/