Policia në Prishtinë ka arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur një sprej dhe tetë qese të vogla të mbushura me substanca të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Vetura e të dyshuarit është konfiskuar për arsye të skadimit të regjistrimit. I dyshuari është intervistuar dhe më pas është dorëzuar njësisë të hetimeve rajonale, pasi që dyshohet për një vepër penale “Kidnapim”. /Gazeta Sinjali/