Policia e Kosovës ka arrestuar një femër shtetase e Shqipërisë e cila dyshohet se ka ushtruar prostitucion në Fushë Kosovë.
Gjykata kishte lëshuar urdhërarrest për të dyshuarën por ajo nuk iu kishte përgjigjur ftesave të organeve kompetente.
“Njësiti i hetimeve i DHTQNJ-së, pas pranimit të urdhërarrestit të lëshuar nga gjykata, ka arrestuar të dyshuarën femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta nuk iu ishte përgjigjur ftesave të organeve kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas arrestimit e dyshuara është dërguar për intervistimin dhe pastaj është liruar. /Gazeta Sinjali/