Gazeta Sinjali mëson se dje rreth orës 09:00, një shtetas i Shqipërisë përderisa ishte duke e kaluar kufirin tentoi që të korruptonte zyrtarët policorë, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta Sinjali, derisa i dyshuari po kalonte në pikën kufitare, brenda pasaportës së tij kishte vendosur 200 lekë, me qëllimin që atë shumë të parave t’ua jepte zyrtarëve policorë për të pirë kafe.
Burime brenda pikës kufitare në Vërmicë bëjnë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe rasti është cilësuar si kryerja e veprës penale për “Dhënie të ryshfetit”.