image Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se falsifikoi një leje qëndrimi

Siguri

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se falsifikoi një leje qëndrimi

news image

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje rreth orës 04:00 të mëngjesit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari kishte prezantuar pasaportën e Republikës së Shqipërisë, në të cilën ishte vendosur një leje qëndrimi në shtetin e Greqisë, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Për shkak të këtyre dyshimeve, pasaporta e tij është konfiskuar.

Ndërkaq, Sinjali mëson se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/