image Arrestohet një person, tentoi t'i shkel me veturë vëllain dhe gruan derisa po qëndronin ulur në karrige

Kosovë

Policia/ Arrestohet një person, tentoi t’i shkel me veturë vëllain dhe gruan derisa po qëndronin ulur në karrige

news image

Një person është arrestuar pasi kishte tentuar t’i shkelte me veturë vëllain dhe bashkëshorten e tij derisa po qëndronin ulur në karrige.

I dyshuari sipas policisë, me veturë ka goditur tavolinën edhe karrigen e vëllait i cili po qëndronte ulur afër me bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë rreth orës 13:00.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./ Gazeta Sinjali/