image Arrestohet një person për shmangie të tatimit, dyshohet se nuk pagoi mbi 700 mijë euro

Siguri

Siguri/ Arrestohet një person për shmangie të tatimit, dyshohet se nuk pagoi mbi 700 mijë euro

news image

Një person me inicialet A.M., i lindur më 1986, është arrestuar sot pasi që dyshohet se i është shmangur tatimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe
Korrupsionit, e cila ka thënë se informatën e kishin marrë më 23.04.2019.

Sipas DHKEK, dëmi që i ka bërë ky person buxhetit të vendit , kap shifrën e
mbi 700 mijë eurove. Personi i arrestuar dyshohet se e ka kryer këtë vepër penale në periudhën e viteve 2015-2016.

Pas analizimit të informatave nga hetuesit e DHKEK-së, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së është vërtetuar se i dyshuari i lartcekur (A.M) ka kryer veprën penale në periudhën kohore 2015-2016, duke dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e Kosovës prej 744,321.91 euro“, bëhet e ditur në këtë raport.

Të dyshuarit A.M., me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta Sinjali/