image Arrestohen pesë migrantë dhe kosovari që tentoi t'i kontrabandojë

Siguri

Arrestohen pesë migrantë dhe kosovari që tentoi t’i kontrabandojë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet A.O., 36-vjeçar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën “Kontrabandim me migrantë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë patrullës policore pasditen e djeshme policia ka vërejtur lëvizje të dyshimta të një automjeti me targa vendore dhe i njëjti është ndaluar në afërsi të autostradës, afër fshatit Shkozë.

Më pas, nga mali kanë zbritur pesë persona dhe kanë filluar të hyjnë në automjet, ku policia ka arrit të ndaloj të dyshuarin dhe pesë migrantet e pa rregullt, të cilët janë shoqëruar për në stacion për procedura të mëtejshme.

Në koordinim me prokurorin për Krime të Renda në Prizren, rasti është iniciuar ‘Kontrabandim me Migrantë’.

I dyshuari është është ndaluar për 48 orë, kurse procedurat me migrantë janë kryer nga zyrtarë policorë të Drejtësisë së Migrimi të PK-së.

/GazetaSinjali/