image Arrestohet një person për kanosje në Han të Elezit

Siguri

Arrestohet një person për kanosje në Han të Elezit

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Han të Elezit, pasi që dyshohet për një rast të kanosjes.

Nga Policia kanë treguar se stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 15:00 ka pranuar një informacion se është një rast i kanosjes, raporton Gazeta Sinjali.


Në lidhje me këtë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Njësia e Hetimeve, ku kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet M.D (M/K) 43 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje,  kishte kanosur personin tjetër me inicialet A.L (M/K) i moshës 41 vjeçare.


I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/