Një person është arrestuar në fshatin Bërnicë e Poshtme, në komunën e Prishtinës, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur një armë e llojit Browning së bashku me një karikatorë me pesë fishekë, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se atij i është konfiskuar arma dhe pas arrestimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Fshati Bërnicë e Poshtme, Prishtinë 21.10.2020 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar arma-pistoletë Brovning me një karikator me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/