Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Tahir Meha” në Ferizaj, pasi i njëjti me datë 17 të këtij muaji, ka kanosur një grua dhe një burrë, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të martën, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës në Komunën e Ferizajt për ta konfirmuar rastin, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.