Është arrestuar një person pasi gjatë një kontrolli është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike, në Xërx të Rahovecit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se substanca narkotike ishte e llojit marihuanë me peshë prej 2.54 gram.
Ndërsa i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit me procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 2.54 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/