Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vërmicë në bazë të një urdhërarrestit ndërkombëtar.
Siç mëson Gazeta Sinjali, personi është shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje në orën 08:40.
“Vërmicë 21.10.2020 – 08:40. Në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, është arrestuar një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/