Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se më 11 qershor 2021 ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari është arrestuar në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë, dhe gjatë kontrollit te i njëjti policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/