Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se i njëjti e ka dëmtuar një varrezë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur me datë 10 të muajit mars në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është ende duke u hetuar dhe sipas tyre është iniciuar si “Dëmtim i varrezave apo kufomave”.