Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë, pasi i njëjti kishte penguar zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 14:00. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar. Kurse, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Fehmi Agani, Prishtinë 15.09.2020 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte penguar zyrtarët policorë të cilët ishin në detyrë zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/