Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
I dyshuari është arrestuar dje rreth orës 19 e 30, si dhe i janë sekuestruar një llap top, një telefon mobil, aparat fotografik dhe një SD kartë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull i huaj për kryerje të veprës penale të lartcekur. Në cilësinë e provave janë sekuestruar: një llap top, një telefon mobil, një aparat fotografik dhe një SD kartë“, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/