Gazeta Sinjali mëson se dje, rreth orës 11:35, në rrugën Bill Klinton në Pejë, është arrestuar një person pasi që ka rrahur një tjetër, i cili është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Si pasojë e lëndimeve të pësuara, pjesëtarit të FSK-së i është dashur që të pranojë tretman mjekësor.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se edhe pse viktima është pjesëtar i FSK-së, në momentin kur ka ndodhur rasti, ai kishte qenë jashtë detyrës zyrtare.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.