image Arrestohet një person në Lipjan, në banesën e tij u gjet një e mitur, dyshohet se e ka dhunuar

Siguri

Arrestohet një person në Lipjan, në banesën e tij u gjet një e mitur, dyshohet se e ka dhunuar

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të moshës së mitur i cili dyshohet për dhunimin e një të miture e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në Lipjan, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, e mitura u gjet mbrëmë rreth orës 22:00 në banesën e të dyshuarit.

Se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, i dyshuari e ka pranuar edhe para hetuesve policorë.

Prokurori ka urdhëruar të të miturës t’i bëhet ekzaminimin gjinekologjik, ndërkaq i dyshuari të dërguar në mbajtje për 24 orë./Gazeta Sinjali/